E veçantë, 500.000 funte në javë dhe golf në diell

Futboll 02 Shkurt 2020 13:55

Edhe një afat tjetër kalimtar kaloi dhe Gareth Bale mbeti në Real Madrid, për arsye kryesisht financiare.

Për anësorin uellsian u përfol se do të kthehej në Tottenham gjatë janarit, por edhe pse i padëshiruar në Real Madrid, palët dështuan të arrinin marrëveshje.

Bale është kritikuar në Britani se nuk po e gjen një mënyrë për t’u larguar nga Santiago Bernabeu.

Klubet e tjera e kanë të vështirë t’ia plotësojnë kërkesat 30-vjeçarit, i cili i merr mbi gjysmë milion euro në javë në Real Madrid, me të cilin ka kontratë deri më 2022.

Gazeta britanike “The Times” i ka përshkruar më së miri vështirësitë për ta transferuar Bale me këtë titull: “500.000 funte në javë dhe golf në diell”

-->