E vështirë të mos pajtohemi me atë që ka thënë Munishi për FFK-në

Futboll 11 Mars 2019 23:19

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka deklaruar se Federata e Futbollit të Kosovës tani e tutje do të ketë më shumë kujdes me veprimet e saja, pas situatës tejet kundërthënëse që është formuar në këtë institucion.

Nga akuzat e klubeve për njëanshmëri e deri te situata e krijuar me birin e Fadil Vokrri, Gramozin, FFK nuk ka përjetuar ditët më të mira të saj në kohët e fundit, shkruan Insporti.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, Munishi ka dhënë një deklarata me të cilën është vërtetë e vështirë të mos pajtohemi.

“Njerëzit që janë në Federatë, në komisioni dhe të gjithë të tjerët do të jenë shumë më të kujdesshëm tash e tutje,” ka thënë ai.

“Ky është një realitet, dmth varet si e bëjmë analizën.

“Gjithkun në botë opzita ekziston me kritiku, edhe normalisht këta që janë në pozitë do të punojnë më mirë, duhet të jenë më të kujdesshëm që këta të mos kritikojnë.

“Në këtë rast, shpresoj që është mbyll gjithçka këtu.” /Insporti.com/