E zbulon avokati italian: Milan është duke u shitur

Futboll 23 Dhjetor 2019 09:36

Milani dje pësoi njërën nga humbjet më të turpshme në histori të klubit. Rosonerët u mposhtën nga Atalanta me rezultat 5-0 në ndeshjen e Serie A.

Por zërat se Milani mund të shitet përsëri kanë filluar të rriten javët e fundit, shkruan Indeksonline.

Pronari i Louis Vuitton, Bernard Arnault është i interesuar që të marr në pronësi shtatë herë kampionët e Evropës.

Edhe pse u mohua disa herë nga ai vetë, një avokat italian ka zbuluar gjithçka rreth kësaj çështje.

“Unë kam një dokument autentik të procedurës së blerjes së Milano nga Louis Vuitton. Diskrecioni dhe mohimet janë logjike por negocimi është real“, ka thënë avokati Antonello Martinez për Telelombardia.

Milani ka ndryshuar tre pronarë në vitet e fundit, që kur Berlusconi vendosi të shesë skuadrën përfundimisht.

-->