E zbulon Galliani: I doja këta dy trajnerë të mëdhenj te Milani

Futboll 25 Nëntor 2019 15:56

Adriano Galliani ka zbuluar se kishte dashur Antonio Conten dhe Maurizio Sarrin te Milani.

Me Milanin që po vuan në pjesën e poshtme të tabelës, Galliani foli për punën e Contes te rivali Inter dhe tha se zikaltrit do të luftojnë me Juventusin për titullin.

“Pas 31 vjetësh, unë nuk flas për Interin. Por, Conte ka të drejtë kur thotë se pa Interin, Juventusi do të kishte fituar titullin e nëntë radhazi. Ata janë skuadra e vetme që ka mbetur në luftën për titull me Juventusin”, ka thënë Galliani.

“ Unë gjithmonë e kam dashur Antonion. Ndonjëherë ai nuk më përgjigjej mua, por unë e kam dashur atë. Ai na dha një dorë kur ne e fituam titullin në 2011-n”, shtoi italiani.

“Në futboll ka shumë gjëra që mund të thuash dhe shumë gjëra që nuk i thoni. Unë isha afër të merrja Sarrin siç isha afër të merrja shumë lojtarë”, u shpreh ai.

-->