Eddie Hearn sot zbulon datat e meçeve, Marku i gatshëm

Boks 15 Janar 2021 14:30

Promotori i njohur, Eddie Hearn, sot nga ora 18:00 pritet që t’i zbulojë disa nga datat e meçeve të muajit; shkurt/ mars dhe prill.

Në këto luftëra pritet të jetë edhe emri i boksierit shqiptar, Florian Marku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku tregon se është gati për përballjen që mund t’i zyrtarizohet sot.

“Nuk kam qenë asnjëherë më gati se tani”, ka thënë Marku

Marku kishte për t’u rrahur gjatë këtij muaji, më 30 janar, por meçi u shty për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 në Britaninë e Madhe.

Nëse Eddie Hearn nuk ndryshon ndonjë gjë, kundërshtari i boksierit shqiptar pritet të jetë, Rylan Charlton.

-->