Eddie Hearn zbulon se ka marrëveshje verbale për super meçin Joshua-Fury

Boks 20 Dhjetor 2020 18:45

Eddie Hearn ka insistuar që Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të hyjnë në ring së bashku para fundit të vitit të ardhshëm 2021.

Jo vetëm kaq, por dyshja me sa duket mund të luftonin edhe më herët, në një meç që do të zhvillohet në muajin maj ose qershor.

Duke folur pas të shtunën në mbrëmje, Hearn dukej optimist për shanset që meçi i shumëpritur të të zhvillohej në të ardhmen e afërt.

Mike Coppinger i Athletic zbuloi citatet në Twitter, duke ndezur shpresat se një nga luftimet më të mëdha në historinë e boksit britanik mund të ndodh më në fund.

Sidoqoftë, ka ende disa pengesa, me të dy luftëtarë të lidhur ndoshta në luftime të tjera.

Joshua mendohet se do të përballet me sfiduesin e detyrueshëm të WBO Oleksandr Usyk, Ndërkohë, Fury fillimisht kishte rënë dakord për një tjetër meç me ish-kampionin e botës në pesha të rënda, Deontay Wilder.

Usyk duhet të bindet që të tërhiqet mënjanë në këmbim të një lufte në të ardhmen me fituesin dhe Wilder gjithashtu duhet te heq dorë nga trilogjia.

Ekziston edhe çështja e vendit të ngjarjes, me tifozët britanikë të boksit të etur që ajo të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, me kufizimet e Covid-19 që pritet të qëndrojnë për një kohë të gjatë akoma, lufta mund të zhvendoset në Lindjen e Mesme.

Revanshi i Joshuas me Andy Ruiz u zhvillua në Arabinë Saudite më 2019, dhe një plan i ngjashëm mund të vihej në veprim për ndeshjen e tij me Furyn.

Kudo që të mbahet, kjo do të ishte një ngjarje e madhe për tifozët britanikë dhe ndërkombëtarë të boksit dhe do të shpresohet se mund të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.

Kush mendoni se do të fitonte meçin Joshua-Fury?

-->