Eden Hazard e nis me super gol te Real Madridi – video

Futboll 07 Gusht 2019 20:01

Eden Hazard ka shënuar golin e parë me fanellën e Real Madridit.

Pasi u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea për shumën e 100 milionë eurove, belgu Eden Hazard ka shënuar sot golin e parë me madrilenët, transmeton Insporti

Goli i parë i belgut me ‘Los Blancos’ ishte një super gol, gol tipik ky i 28-vjeçarit që kishte shënuar shumë gola të tillë me Chelsean dhe kombëtaren e Belgjikës.

Hazardi realizoi për epërsinë 1:0 të ekipit të Zidane, në miqësoren që po zhvillohet ndaj Red Bull Salzburgut. /Insporti.com/