Eden Hazard i gatshëm për ish skuadrën e tij

Futboll 23 Prill 2021 15:49

100 milionëshi, që ka qenë një dështim që prej transferimit nga skuadra e Chelseat, do të kthehet në fushat e blerta pas gati dy muajsh.

Zinedine Zidane ka konfirmuar se ai do të ftohet për sfidën kundër Real Betis, që Madridi do ta zhvillojë të shtunën me fillim prej orës 21:00 në “Alfredo di Stefano”.

Por, lajmi i keq është humbja e Toni Kroos, që vazhdon të jetë i dëmtuar, derisa pas pushimit me Cadizin, Modric është riaftësuar dhe është sërish gati për lojë.

“Kroos do të jetë jashtë, derisa Modric është kthyer. Me një anë lajm shumë i mirë, në anën tjetër lajm shumë i keq. Hazard do të kthehet në skuadër, një tjetër lajm shumë i mirë”, u shpreh Zidane.

Hazard ka humbur 11 nga 16 ndeshje që ka zhvilluar Reali në vitin 2021. /Insporti.com/

-->