Eden Hazard ju kërkon falje fansave të Realit

Futboll 06 Maj 2021 22:24

Hazard më në fund ka vendosur të flasë. Ai ka kërkuar falje për foton që ka bërë xhiron e botës.

Eden Hazard u bombardua me kritika nga të katërta anët pas veprimit, ku u shfaqë duke qeshur disa sekonda pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Edhe njëherë, Hazard ka thënë se askush s’duhet të dyshojë në dëshirën që ai të luajë për Realin, derisa thotë se nuk ka bërë asgjë qëllimshëm, duke kërkuar falje.

Ai e bëri këtë përmes një postimi në Instagram.

“Më falni, kam lexuar shumë mendimin e të gjithëve lidhur me mua dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllimi t’i ofendojë tifozët e Realit. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të vija në Madrid dhe kam ardhur këtu për të fituar”, shkroi ai.

Hazard tani është i fokusuar në pjesën e mbetur të sezonit, ku synon dhe shpreson ta fitojë sërish La Ligën.

“Sezoni s’ka përfunduar dhe së bashku ne duhet të luftojmë tani për La Ligën, Hala Madrid!”

-->