Eden Hazard ka një kusht për të rinovuar me Chelsean

Futboll 16 Maj 2018 10:32

Njëri nga futbollistët më të mirë te Chelsea, Eden Hazard, që llogaritet se është një shtyllë e rëndësishme e klubit londinez, ka marrë një vendim interesant lidhur me rinovimin e kontratës.

Kontrata e Hazard nuk skadon deri në vitin 2020, mirëpo Chelsea dëshirojnë ta blindojnë atë me një marrëveshje të re, duke i ofruar pagë javore prej 300.000 funteve.

Mirëpo, belgu ka bërë të ditur se do të pres për të parë se cilët lojtarë do të arrijë t’i transferojë Chelsea gjatë verës në “Stamford Bridge”, para se të vendos që të nënshkruaj apo jo rinovimin e kontratës me “Blutë’ e Londrës.

Kjo pritje e vendos në presion Chelsean, marrë parasysh se Real Madrid ka interesim për 27 vjeçarin dhe mund të tentojë blerjen e tij, me të përfunduar afati kalimtar në Angli.

Hazard kishte deklaruar se është i lumtur në “Stamford Bridge”, përkundër që Chelsea dështoi të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm, mirëpo ka thënë se momentalisht nuk do të ngutet lidhur me të ardhmen e tij afatgjatë.

Kjo gjë e vendos Chelsean në një pozitë të vështirë pritjeje, pasi afati kalimtar në Angli përfundon para fillimit të sezonit të ri në Premier League, e që është më 9 gusht, tri javë para mbylljes së afatit kalimtar në Spanjë, moment ky që mund ta shtyjë Real Madrid të bëjë lëvizjen e saj kundrejt belgut. /Insporti.com

 

-->