Eden Hazard, lojtari i vitit në Ligën e Evropës

Futboll 30 Gusht 2019 14:39

Eden Hazard është zgjedhur lojtari më i mirë i Ligës së Evropës për sezonin e kaluar.

Ylli belg, që tani vesh fanellën e Real Madridit, ka fituar çmimin e më të mirit në Ligën e Evropës.

Hazard sezonin e kaluar ndihmoi Chelsean që të fitoi këtë garë, duke e mposhtur në finalen e madhe rivalët e Londrës, skuadrën e Arsenalit.