Eden Hazard shkon viral me huqjen e tij ndaj Estonisë

Futboll 14 Nëntor 2021 18:26

Belgjika arriti të fitonte mbrëmë 3-1 ndaj Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Në minutën e 24-të të takimit, anëtari i Real Madridit, Eden Hazard bëri një huqje të madhe, derisa gjendej përballë me portierin.

Duke tentuar që të kalonte atë, ish-lojtari i Chelseat nuk ia doli ta bënte atë gjë, me portierin që i rrëmbeu topin nga këmbët.

Natyrisht se kjo huqje e tij është bërë virale në internet, dhe nuk ka kaluar pa u komentuar.

Belgjika tashmë e ka siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës që mbahet në fund të vitit 2022, pasi është lider i Grupit E me 19 pik, Uellis me 14 sosh, Republika Çeke me 11, Estonia me katër dhe Bjellorusia me 3 sosh.

-->