Ederson: mund të luajë edhe si mesfushor

Portieri i Manchester City-t, braziliani Ederson Moraes, ka treguar se është mjaft i aftë edhe në lojën me këmbë.
Ai është shprehur se ndjehet shumë komfor dhe se është i aftë të luaj edhe si një msfushor.
Ederson ishte sjellë në Manchester City nga Pep Guardiola, i cili tek ai pa një portier shumë të talentuar që është në gjendje t’i ndalojë sidomos goditjet nga distanca, por edhe një lojtarë i aftë i cili mund ta nisë lojën nga pjesa e mbrojtjes.
“Derisa isha lojtarë tek ekipi i të rinjve të Benfica-s, ata më poziciononin në mesfushë nëse kishin mungesë të lojtarëve në atë pozitë dhe nuk i kam zhgënjyer asnjëherë. Nëse është e nevojshme, mund ta bëjë edhe punën e mesfushorit, e cila nuk po them se është e lehtë, e sidomos në Premier League, por do ta merrja si një sfidë. Në fakt unë ndjehem shume rehat me topin në këmbë dhe mendoj se kjo gjë është një talent i lindur”, tha portieri brazilian. /Insporti.com