Edhe Akili e nisë me fitore – shikoni pamjet

Sporte luftarake 09 Shkurt 2019 11:44

Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës në Paris ishte Igor Wandtke nga Gjermania. Xhudisti nga Kosova në këtë Grand Slam turne ka shkuar si kampion aktual dhe një nga favoritët e mëdhenj për medalje.

Ai nuk zhgënjeu në xhiron e parë duke fituar luftën, edhe pse jo në kohën e rregullt, por me pikë të artë – Golden Score, bën të ditur Insporti.

Duhet thënë se Gjakova ishte më i mirë dhe e kishte luftën nën kontroll, madje gjatë kohës së rregullt, dy herë arriti ta hedhë kundërshtarin, por nuk e mbajti lëvizjen deri në fund për të fituar pikë.

Luftën e fitoi pasi me sukses ia “lidhi” këmbën e majtë gjermanit Wandtke dhe e rrëzoi atë, duke kaluar kështu në xhiron e tretë të këtij turneu.

Fitorja për Akilin ishte posaçërisht e rëndësishme në aspektin psikologjik, meqë doli në tatami vetëm disa minuta pasi motra e tij, Nora Gjakova, u eliminua në luftën e saj me përjashtim, raporton Insporti.