Edhe Batatina deklarohet për “luftën” FSHF vs FFK

Futboll 25 Mars 2018 13:04

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është personaliteti i radhës në futbollin shqiptar që është përfshirë në “luftën” midis FSHF-së dhe FFK-së  lidhur me lojtarët kosovarë dhe të drejtën e tyre të luajnë për kombëtaren e Shqipërisë ose të Kosovës.

Para Batatinës, rreth kësaj çështjeje kishin reaguar selektori i Shqipërisë Panucci, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu dhe selektori i kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi.

Reagimi i plotë i Batatinës:

Edhe nese je vllau i madhë duhet ta respektosh vllaun e vogël dhe ta ndihmosh ate të avansohet dhe të rritet jo të pengohet në aspektin profesionalë. Talentat e Kosoves nuk mundet ti marr askush sepse janë fryti i kti vendi dhe zoti i ka lindë në Kosovë dhe për këtë vend do ta ndjersin fanellen për vendlindjen e vetë dhe gjithmon do të ndihen krenar me shtetin e ri Kosoven. Kur ka qenë koha ne ju kemi ndihmu vllezërve tan por tash ne duhet ta ndertojmë shtëpin tonë dhe ta ngrisum në nivelin sa më të lart sportiv dhe të rritmi dita dites sa më shumë duke i respektuar të tjerët..Lufta ka përfundu por tash duhet të luftohet në fushen sportive për ta zhvillu dhe ngritë vendinë”Respektë për djemtë që zgjodhen Kosoven”.

 

-->