Edhe Federata e Futbollit e Zvicrës reagon për Xhakën, i jep këtë lajm të mirë

Futboll 29 Tetor 2019 13:27

Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar duke i dhënë mbështetje të plotë kapitenit Granit Xhaka pas frustrimit të madh ndaj tifozëve të Arsenalit të dielën.

Xhaka reagoi me ashpërsi ndaj disa tifozëve gjatë zëvendësimit në barazimin 2:2 të së dielës ndaj Crystal Palaces. Ai iu përgjigj atyre duke vendosur dorën në vesh ndaj turmës dhe duke iu thënë atyre “P****uni të gjithë” para se të largohej nga fusha”.

Kjo ka ngjallur spekulime se do t’i hiqet shiriti i kapitenit, por Federata e Futbollit të Zvicrës ka zbuluar të martën se ata kanë qenë në kontakt me Granitin dhe insiston se “qëndrimi i saj nuk ndryshon” sa i përket kapitenit të vendit të tyre.

“Ne jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë dhe rëndësinë që ai posedon për skuadrën kombëtare. Si rezultat, qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë”,

Xhaka ka bërë 78 paraqitje te skuadra kryesore e Zvicrës dhe së fundmi ka drejtuar në rolin e kapitenit kombëtaren e tij në fitoren 2 me 0 ndaj Republikës së Irlandës.

-->