Edhe kjo skuadër e njohur futet në garë për Vedat Muriqin

Kombëtarja 16 Qershor 2019 16:33

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është emri që po zë hapësirat më të mëdha në mediet turke.

Lojtari i Rizesporit ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion në Superligën e Turqisë, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë, dhe lojtari me më së shumti duele të fituara.

Paraqitjet e Vedatit kanë bërë që gjigantët turk si Galatasaray e Fenerbahce të kërkojnë shërbimet e tij.

Skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin është ajo e Galatasarayt, por së fundmi interesim ka ardhur edhe nga jashtë kufijve të Turqisë.

Mediet turke raportojnë për një interesim nga skuadra më e madhe belge, Anderlecht.

Muriqi më herët ka bërë të ditur se dëshiron ta vesh fanellën e Galatasaray, por nuk ka arritur akoma të mbyllë një marrëveshje me gjigantin turk.

Vlen të ceket se edhe Toulouse e Lazio kanë shfaqur interesim për gjigantin kosovar.