Edhe moderatorja shqiptare e kryen “sfidën e shishes” (VIDEO)

Futboll 12 Korrik 2019 09:14

Ditët e fundit është kthyer virale në rrjetet sociale, “Sfida e shishes”, ku shumë njerëz përpiqen të heqin tapën e një shisheje teksa rrotullohen mbrapsht.

Sot, kësaj sfide i është bashkuar edhe moderatorja sportive, Eva Murati, transmeton “Panorama Sport”.

Ajo ka postuar një video teksa gjendet mbi një varkë, dhe e ka kryer me sukses, ndërsa shkruan:

“Kjo video është e bërë me dublën e parë. Ndërkohë lutesha: ‘bëj të realizohet me të parën, mos të turpërohem 100 herë’”.