Edhe Mourinho “shkëlqen” live në transmetim

Futboll 22 Shkurt 2018 14:18

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, ka bërë sërish një veprim në transmetim live që ka bërë xhiron e botës.

Mourinho, i njohur për veprimet kundërthënëse, shpesh arrogante dhe fjalorin e rëndë, në zonën për intervista përqafoi njërin prej gazetarëve të BT Sports gjatë transmetimit live.

Trajneri portugez i Manchetsre Unitedit, i njohur me nofkën “The Special One” njihet si një prej trajnerëve që më së miri përdor mediat për të promovuar veten dhe për të qenë në qendër të vëmendjes, që nga koha kur ka qenë trajner i Portos, ekip më të cilin para rreth 15 vjetëve kishte shpërthyer në skenën evropiane dhe që atëherë është një prej njerëzve më të famshëm dhe më me ndikim në futbollin botëror.

-->