Edhe një atlet tjetër tërhiqet nga “Tokio 2020”, nuk pranon të garojë kundër izraelitit

Tokio2020 27 Korrik 2021 10:11

Atleti i radhës që ka zgjedhur të heqë dorë nga Lojërat Olimpike në Tokio vetëm që të mos përballet me kundërshtarin nga izraeli është Mohamed Abdalrasool nga Sudani, përcjell Insporti.

Abdalrasool nuk u paraqit për luftën kundër izraelitit Tohar Butbul në kategorinë 73 kilogramë në xhudo.

Abdalrasool, ndërkohë, nuk ka dhënë ndonjë arsye pse u tërhoq nga lufta ndaj izraelitit, pasi kishte garuar paraprakisht gjatë ditës. 

Fethi Nourine of Algeria withdrew from the judo contest last week after it emerged he might end up facing Butbul, saying it was a protest against Israel's treatment of Palestinians

Butbul advanced to the round of 16 without a fight, before being beaten by Canada's Arthur Margelidon (pictured winning the bout)

Xhudisti nga sudani ndoqi rrugën e sportistit tjetër, Fethi Nourine të Algjerisë, i cili hoqi dorë nga Lojërat Olimpike javën e kaluar për shkak se ka mundur të përballej me Butbulin.

Ai kishte thënë se po tërhiqej si shenjë proteste ndaj trajtimit që Izraeli po ua bënë palestinezëve.

-->