Edhe një “Dardan” lë Zvicrën për Kosovën

Kombëtarja 19 Shtator 2019 20:32

Konkurrenca në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll çdo ditë po shtohet. Për vite me radhë, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës vraponin pas futbollistëve kosovarë për t’i bindur që të luajnë për Kosovën, por kjo praktikë ka filluar të ndryshojë.

Tashmë, shumë futbollistë të rinj me vetëdëshirë afrohen dhe kërkojnë ta veshin fanellën e “Dardanëve”.

Indeksonline mëson se sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri do ta lë Zvicrën për Kosovën.

20- vjeçari është rritur si futbollist te Lausanne Sport, ndërsa për një vit ka qenë i huazuar te Juventusi në Itali.

Zeqiri sivjet po kalon formë të lartë duke qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Zvicrës me 6 gola në 6 ndeshje.