Edhe një epitet për Ronaldon

Futboll 15 Mars 2019 22:35

Cristiano Ronaldo është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve. Ronaldo shënoi het-trik dhe përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Atletico Madridit për ta kualifikuar Juventusin në çerekfinale të Champions League.

Ai la prapa Lionel Messin, edhe pse edhe argjentinasi pati një javë magjike në Champions League, pasi shënoi dy gola dhe asistoi dy herë të tjera në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Lyonit në “Camp Nou”.