Edhe një gol me Baselin, Kemal Ademi vazhdon shkëlqimin në Zvicër (VIDEO)

Futboll 24 Gusht 2019 22:19

Baseli ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Xamaxi me rezultat 3-0, ndërsa njëri gol erdhi nga sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi.

Klubi i madh zviceran ka arritur fitoren e katërt radhazi në kampionat duke mposhtur pa vështirësi Xamaxin.

Golat në këtë fitore të Baselit u shënuan nga Valentin Stocker, Fabian Frei dhe Kemal Ademi.

Sulmuesi shqiptar, Ademi arriti të shënoj golin e epërsinë 2-0.

Ky gol i Ademit erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes pas asistimit të Frei.

Me këtë gol, 23-vjeçari shqiptar arrin në kuotën e tre golave nga pesë ndeshjet e zhvilluara të këtij sezoni.

Golin e Ademit mund ta shihni nga minuta e 1:55.