Edhe një “hero” i bastoreve  – shqiptari që qëlloi rezultatin e saktë në Premier Ligë

Zona Bast 03 Mars 2018 22:21

Një shqiptar e ka qëlluar rezultatin e saktë të ndeshjes Swansea – West Ham. Ky lajm vjen pasi një prishtinas ishte bërë hit në internet pasi fitoi 20 mijë euro me 4 euro.

Besoni apo jo, kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 4-1. Dhe, në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një tiketë ku një shqiptar e ka luajtur këtë rezultat, ku koeficienti ishte 85, shkruan Express.

Megjithatë, ai tiketën e luajti me vetëm 20 cent, duke i fituar 17 euro.

Me gjasë, kur e ka parë rezultatin ai që e ka luajtur tiketën është “çmendur” se si nuk ka vënë më shumë para.