Edhe një lajm i keq për Kosovën, por  Mulaomerovic dhe Berisha mbesin optimistë

Kombëtarja 25 Nëntor 2018 12:47

Kombëtarja e Kosovës në basketboll tashmë është akomoduar në Debrecen të Hungarisë ku ka filluar përgatitjet për ndeshjet e dritares së dytë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, raporton Insporti.

Kosova më 29 nëntor është mysafire e Rumanisë në Oradea dhe më 2 dhjetor është mysafire e Maqedonisë në Gjevgjeli.

Mirëpo, një ditë para nisjes, në adresë të FBK-së është dërguar një lajm i keq – Malcolm Armstead basketbollisti i natyralizuar, që parashihej të paraqitej për Kosovën në këto ndeshje, ka pësuar një lëndim dhe paraqitja e tij është në pikëpyetje, së paku derisa të bëjë rezonancën magnetike dhe kontrollet tjera mjekësore, raporton Insporti, bazuar në konfirmimin e klubit turk Buyukcekmece.

Mirëpo, selektori Damir Mulaomervoic dhe kapiteni Dardan Berisha vazhdojnë të jenë optimistë për këto dy ndeshje.

 

View this post on Instagram

 

Damir Mulaomerovic, përzgjedhësi i Kosovës 🇽🇰💪🏼. #Eurobasket @eurobasket

A post shared by Kosovo Basketball Federation (@kosovobasketball) on

Mulaomerovic në një deklaratë ka pohuar se “atmosfera në ekip shumë është e mirë, por meqë nuk kanë mbërri të gjithë lojtarët, fillimisht në dispozicion i kam nëntë lojtarë dhe e kam të pamundshme të punoj në taktikë. Po ashtu kemi probleme me basketbollistët amerikanë, që janë të natyralizuar. Do të shohim se si shkojnë punët me ta, por këta lojtarë që janë këtu janë mirë me kondicion dhe me disponim dhe nëse vazhdohet kështu, jam i sigurt që mund të bëjmë punë të mirë”, përfundoi selektori, transmeton Insporti.

Në anën tjetër kapiteni Dardan Berisha, po ashtu pohoi se “po i presim edhe basketbollistë tjerë që të kompletohemi, por besoj që do të jemi 100% gati për këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne”.

 

View this post on Instagram

 

Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës💪🏼🇽🇰. @dardanberisha11 #Eurobasket @eurobasket

A post shared by Kosovo Basketball Federation (@kosovobasketball) on

Siç kishte raportuar Insporti më herët, në ndeshjen e parë, Kosova ishte mundur nga Maqedonia në Prishtinë, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, kurse përveç lëndimit të Armsteadit, problem i madh për Kosovën do të jetë mungesa e Erjon Kastratit, i cili u lëndua pikërisht në atë ndeshje dhe që atëherë nuk ka luajtur as për klubin e tij Olimpija në Slloveni.

-->