Edhe një margaritar nga Ismet Munishi – tash paralajmëron gjyqtarët (Video)

Futboll 05 Mars 2018 11:04

Trajneri i Feronikelit Ismet Munishi, pas përfundimit të ndeshjes së xhiros XXI të Vala Superligës ndëmrjet Lirisë dhe ekipit të tij ka reaguar, kësaj radhe ndaj gjyqtarëve.

Konkretisht Munishi ka pasur vërejtje ndaj gjyqtarit Genc Nuza, i cili ia anuloi një gol Feronikelit ndaj Lirisë.

I drejtpërdrejtë dhe impulsiv si gjithmonë, Munishi, në emisionin Arena në Tribuna Channel, pohoi se Genc Nuza dhe anësori i tij ose kanë ndonjë satelitë që i shohin gjërat ose po tentojnë me “shpikë ujin e nxehtë”.

-->