Edhe një ndryshim i madh tek Ferrari

Formula 1 07 Janar 2019 18:43

Ekipi më i vjetër dhe më i pasur i Formulës 1, Ferrari ka bërë edhe një ndryshim të madh në strukturën e vet, para fillimit të sezonit të ri.

Pasi vendosi të lëshojë Kimi Raikkonenin dhe të nënshkruajë shoferin e ri Charles Leclerc, Ferrari tashmë ka vendosur të ndërrojë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të ekipit.

Maurizio Arrivabene, njeriu që kishte udhëhequr këtë ekip viteve të fundit është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Mattia Binotto.

Arrivabene ka qenë Drejtor i Ferrarit për katër vjet dhe njeriu që e ka udhëhequr ekipin rreth Sebastian Vettelit, pasi ky ekip lëshoi Fernando Alonson nga roli i shoferit të parë.

Arrivabene dhe Binotto

Ekipi me Arrivabenen në krye dhe me Vettelin në bolid, nuk ka arritur të shpallet kampion dhe vazhdon të jetë nën hije të Mercedesit, ekipit gjerman që po dominon në Formula 1 duke fituar pesë titujt e fundit, katër nga Leëis Hamilton dhe një nga Nico Rosberg.