Edhe një rast pozitiv me Covid19 te Juventusi

Futboll 06 Prill 2021 12:12

Një tjetër lojtar i skuadrës së Juventusit është infektuar me COVID-19. Bëhet fjalë për Federico Bernardeschi, shkruan Insporti.

Lajmin e infektimit me COVID-19 të italianit e ka publikuar Juventusi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E JUVENTUSIT –

“Klubi i Juventusit komunikon se, gjatë kontrolleve antiCOVID me tampon, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 i Federiko Bernardeskit. Futbollisti aktualisht është i vetë-izoluar dhe është totalisht asimptomatik. Shoqëria bardhezi mbetet në kontakt me Autoritetet Shëndetësore për zbatimin e rreptësisshëm të protokollit për të ndjekur stërvitjen dhe ndeshjen si grup skuadre.”

Bernardeski humb kështu mundësinë për të qenë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme ku skuadra e Juventusit do të luajë sfidën e prapambetur ndaj Napolit, e programuar të zhvillohet në stadiumin “Allianz Stadium” mke fillim nga ora 18:45.

-->