Edhe një skuadër angleze në garë për Muriqin

Kombëtarja 18 Shtator 2019 16:44

Në garë për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është futur edhe skuadra e West Ham Unitedit.

Lajmi është bërë me dije nga sajti anglez “90min.com”. Sikurse skuadrat e tjera, edhe West Hami po synon transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë duhet bindur Fenerbahcen që para fillimit të këtij edicioni siguroi shërbimet e tij.

Kartoni i Muriqit vlerësohet rreth 50 milionë euro, kurse te Fenerbahçe ai u transferua nga Rizespori për 3.5 milionë euro.