Valon Berisha infektohet me koronavirus?
Kombëtarja
29 Nëntor 2020
12:39

Koronavirusi ka depërtuar në lojtarët e Kombëtares së Kosovës, shkruan Insporti.
Valon Berisha është i fundit që është infektuar me COVID-19, sipas medieve franceze.
Ky lajm u bë i ditur pasi Berisha nuk është i pranishëm fare në skuadër për ndeshjen e Reims kundër Lyon, e cila zhvillohet sot nga ora 13:00.
Mediet franceze aludojnë se Valon Berisha është infektuar me koronavirus dhe kjo është arsyeja pse ai mungon sot.
Përveç tij, edhe Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani e Betim Fazliji rezultuan pozitivë me Covid nëpër skuadrat e tyre. /Insporti/