Edhe një tjetër medalje për Kosovën nga Evropiani i xhudos? Sot vëmendja te Loriana Kuka

Tokio2020 18 Prill 2021 09:45

Sot do të mbahet dita e tretë e Kampionatit Evropian të Xhudos në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Insporti.

Dhe, e gjithë vëmendja do të jetë te Loriana Kuka, e cila është garuesja e fundit nga Kosova për këtë Evropian, e cila lufton në kategorinë deri në 78 kilogramë, teksa sot në raundin e dytë do përballet me ukrainasen, Anastasiya Turchyn.

Ndryshe, dje ishte Akil Gjakova që mori medaljen e artë, kurse Laura Fazliu zuri vendin e pestë në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe fitoi 252 pikë Olimpike “Tokio 2020”.

-->