Edi Rama e ka një hall për Shako Hoxhën

Futboll 11 Janar 2019 22:34

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, kryeministri Edi Rama, në intervistën gjatë emisionit, mori një pyetje nga gazetari Arian Çani, me mesazhin imagjinar, shkruar nga Dritan Shakohoxha, drejtuar kryeministrit.

“Bastet janë mbyllur, por në treg janë futur disa kompani të fuqishme ruse?” – pyeste Shakohoxha, por Edi Rama e ktheu në disa batuta: “Kur më përmende Shakon, m’u kujtuan ato memet e Brrylit, me atë sulmuesin e Partizanit, Kuame Karikari (përforcimi i ri i Partizanit). Tani duhet t’i qajmë hallin Shakos, se si do e thërrasë Shako kur të bëjë gol Karikari”.

Gjatë emisionit Rama ka bërë edhe disa batuta tjera, ashtu siç bën zakonisht në pothuaj çdo dalje televizive.