Edin Dzeko akuzon rëndë gjyqtarët

Futboll 05 Prill 2018 12:06

Edin Dzeko ishte realizatori i vetëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, në të cilën Barça shënoi fitore 4-1 në “Camp Nou”.

Megjithatë, pati një moment ku Roma pretendoi se ishte ndërhyrje e palejueshme dhe romakët mendojnë se po të ishte teknologjia VAR e pranishme në atë moment, do të vërtetonte pretendimin e tyre.

Ndërhyrja ishte në sulmuesin Edin Dzeko dhe boshnjaku u shpreh mjaft i ashpër me gjyqtarët që nuk akorduan njëmbëdhjetëmetërsh.

“Ndërhyrja ndaj meje ishte penallti, por gjyqtari nuk pati guxim ta jepte atë kundër Barcelonës”, tha Dzeko duke akuzuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, holandezin Danny Makkelie.

Megjithatë, përveç atij momenti, sulmuesi i Romës ka pranuar se skuadra e barçës e ka merituar fitoren plotësisht në këtë ndeshje.

“Kemi kërkuar të luajmë siç dimë dhe të bëjmë lojën tonë, duke bërë presing dhe duke e ditur se ata janë më të fortë. Por, kemi gabuar disa herë dhe nëse gabon kundër Barcelonës, ata të ndëshkojnë rëndë”, u shpreh Dzeko për epilogun e takimit.

Ndeshja e dytë çerekfinale në mes këtyre skuadrave, zhvillohet javën tjetër më 10 prill, në stadiumin “Olimpico” të Romës. /Insporti.com

-->