Edlir Tetova flet pas humbjes nga Llapi

Futboll 13 Shkurt 2022 15:40

Llapi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas humbjes ka folur trajneri i Ulpianws, Edlir Tetova, i cli tha se skuadrës së Llapit i shkoi për shtati çdo gjë.

“Në pjesën e parë kishim mundësi të shënonim, por futbolli kështu e ka. Në pjesën e dytë u shfaq një skaudër krejt ndryshe, duhet t’i pranojmë. Çdo gjë i shkoi për shtati Llapit” -tha Tetova.

Pas humbjeje, lipjanasit renditen në vendin e nëntë me 18 pikë.

/Insporti.com

-->