Edmond Azemi aderon në VV

Basketboll 28 Shtator 2021 15:42

Edmond Azemi ka nisur edhe një profesion të ri në jetën e tij private, derisa ish-basketbollisti ikonik i Kosovës ka aderuar në partinë politike Vetëvendosje.

Aderimin e basketbollistit legjendar i cili muaj me parë i dha fund karrierës në basketboll e ka njoftuar anëtari i VV-së, Albin Gashi i cili nder tjera ka shkruar se Azemi ka nderuar qytetin e Prishtinës.

“E nderove qytetin e Prishtinës Edo. Mirë se erdhe në Vetëvendosje. Edo gjithmonë më ka rujt në mbrojtje. S’ka pas lidhje mosha jem e re. Edo-n e kam pas kundërshtar në stërvitje, por edhe në plotë lojë. I vetmi basketbollist që nuk kam arritur t’i shkaktoj dhimbje në nyjet e këmbëve me ndonjë stil të mirë. Mbrojtja e Prishtinës është Vetëvendosja”, tha Gashi.

Edmond Azemi është njëri nga basketbollistët me të trofeshëm në vendin tonë ku gjithsej ka fituar 36 trofe, 12 herë Superligën e Kosovë, 14 Kupën e Kosovës, 2 Ballkan Ligën dhe 1 herë kampion i Islandës. Ikona e Prishtinës përveç përfaqësueses së Kosovës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kroacisë dhe Shqipërisë.

Ndërkaq përpos Prishtinës, ka mbrojtur edhe ngjyrat Valbonës, KR Basket, MZT Skopje dhe KB Liria Shkupi. Ndërsa pas pensionimit të tij Azemi është emëruar drejtor gjeneral i KB Prishtinës.

-->