Edon Zegrova shënon gol “alla” Messi për ti dhënë fitoren skuadrës së Baselit

Kombëtarja 17 Tetor 2021 18:47

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, vulosi fitoren e Baselit me rezultat 1:0 ndaj Sionit, në takimin e xhiros së 10-të të Kampionatit të Zvicrës.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, ndërsa në minutat shtesë shënoi një supergol për ti dhënë fitoren Baselit. 

Taulant Xhaka u paraqit standard duke u ndëshkuar me karton të verdhë për minutën e 39-të. 

Edhe Pajtim Kasami u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 77-të. 

Treshja shqiptare, Xhaka, Kasami e Zhegrova në festë të fitores, Baseli kryeson me 22 pikë e Sioni është në vend të 8-të me 9 sosh.

-->