Edon Zhegrova nuk debuton as sot/ Lihet jashtë lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Lorient

Kombëtarja 19 Janar 2022 18:59

Edon Zhegrova duhet të pres edhe pak për të debutuar te Lille në Kampionatin e Francës.

22-vjeçari nuk është ftuar as sot për ndeshjen ndaj Lorient që Lille e zhvillon sot nga ora 19:00.

Zhegrova në takimin e parë me Marseillen u tha se nuk u ftua për shkak që është në proces të kompletimit të dokumentacionit, ndërsa për sot ende nuk ka ndonjë informatë pse trajneri Jocelyn Gourvennec nuk e ka ftuar. 

-->