Edy Rejan s’e mbajnë këmbët, bëhet “horë” në konferencën për shtyp

Futboll 28 Maj 2019 12:36

Një incident i sikletshëm ka ndodhur për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare Edy Reja, i cili është rrëzuar në përfundim të konferencës për shtyp me gazetarët.

Ai në këtë konferencë e edhe prezantoi listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualikuese të Euro 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë.

Megjithatë, duket se e ka marrë me sportivitet, pasi i pyetur nga gazetarët nëse kjo do të ishte një “skemë” për të marrë penallti, është përgjigjur se kjo do të ishte ideale.

“Duhet të bëjmë kujdes, sidomos në goditjet standarde, apo rivëniet anësore, sepse ata kanë një skuadër me lojtarë të lartë, ndërsa lojtarët tanë janë pak të vegjël”, shpjegoi më pas trajneri.

-->