E bujshme, braktis Gjermaninë për Kosovën

Kombëtarja 14 Qershor 2019 16:49

Rezultatet janë reklama më e mirë për çdo përfaqësuese dhe në këtë aspekt, ajo që ka bërë Kosova në dy vitet e fundit i ka shtyrë të gjithë të kthejnë sytë me shumë interes nga ajo. Ndaj edhe lojtarë të cilët më parë kishin dyshime se cilën fanellë të zgjidhnin, kanë filluar t’i bashkohen përfaqësueses e cila ka 14 ndeshje radhazi pa humbur dhe duket si pretendente shumë serioze për të marrë pjesë në Euro 2020.

Që nga shtatori, Kosovës do t’i bashkohet një tjetër supertalent me origjinë shqiptare që ka përfaqësuar një shtet tjetër. Mesfushori me tipare ofensive, Florent Muslija, pritet të bëhet pjesë e Kosovës për ta përfaqësuar në arenën ndërkombëtare, duke braktisur Gjermaninë me të cilën ka luajtur deri në nivelin  U20.

Djaloshi është pjesë e klubit të Hanover dhe në edicionin e fundit ka pasur mundësinë që të luajë edhe në Bundesligë me këtë skuadër, duke spikatur shpesh me paraqitjet e tij. “Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Muslia ndoshta do të jetë i pari që pritet të na bashkohet. Tanimë edhe me këto rezultate që po vijnë është interesi i secilit t’i bashkohet Kosovës”, ishin fjalët e presidentit të Federatës së Kosovës, Agim Ademi për RTV Dukagjini.

KARLSRUHE, GERMANY – JULY 20: Florent Muslija of Karlsruhe poses during the team presentation on July 20, 2018 in Karlsruhe, Germany. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Bongarts/Getty Images)