Efekti i Coronavirusit: Edhe derbi Real Madrid – Barcelona luhet pa tifozë?

Futboll 28 Shkurt 2020 10:47

Jo vetëm Serie A është e detyruar të përballet me emergjencë lidhur me Coronavirusin.

Në orët e fundit, raportohet se rastet e infektimeve me Coronavirus janë rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, dhe kjo është arsyeja që përveç derbit Juventus – Inter, është edhe ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës, që mund të luhet pa praninë e tifozëve.

Ditën e djeshme në Itali është konfirmuar se derbi mes Juventusit dhe Interit të luhet pa praninë e tifozëve, dhe drejt të njëjtës gjë, po shkon edhe sfida mes Barcelonës.

“Ne po analizojmë situatën në rast se disa ndeshje duhen pezulluar dhe si mund të rikuperohen”, ka deklaruar Javier Tebas, presidenti i La Ligas, përcjell lajmi.net.

“Gjëja më e rëndësishme është që kampionati, qoftë ai me dyer të mbyllura apo me ndeshje të pezulluara, të arrij deri në fund”.

“Do të ishte një problem i madh nëse do të ndalonim kampionatin”.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet ditën e diel në ‘Santiago Bernabeu’.

-->