Efekti i vendimit të UEFA-së në Premier Ligë

Futboll 14 Shkurt 2020 20:46

Vendimi për përjashtimin e Manchester City-it nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme ndikon në Premier Ligë duke i mundësuar vendit të 5-të në rënditje kualifikim në garën elitare evropiane.

Momentalisht në pozitën e pestë ndodhet befasia e këtij sezonit, Sheffield United.

Shefield renditet në vendin e 5-të me 39 pikë në 25 ndeshje, ndërkohë që aty pranë qëndrojnë edhe skuadrat e tjera si Tottenham, Everton dhe Manchester United.

Në rast se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk vendos ndryshe, atëherë një pozitë e 5-të garanton kualifikimin në “Champions”

-->