Efekti Mourinho: Roma mbush stadiumet
Futboll
04 Tetor 2021
22:14

Klubi verdhekuq, Roma është në vendin e parë në Serie A sa i përket numrit të tifozëve në stadiume, transmeton Insporti.
Janë gjithsej 117,800 bileta të shitura për ndeshjet në kampionat, me një shikueshmëri prej 29,450 për ndeshje. është i pari ndër klubet e Serie A me 90.9% të mbushjes së stadiumeve, nga të cilat 97.3% e sektorëve të mbushur nga tifozët e Romës.
Efekti Mourinho po ndihet, ashtu si dhe paraqitjet e mira të ekipit në këtë fillim sezoni.