Efekti Ronaldo, a mund ta imagjinoni se sa fanella i ka shitur Juventusi?
Futboll
06 Gusht 2018
08:11

Cristiano Ronaldo ka nisur shkëlqimin për Juventusin edhe jashtë fushës së gjelbër.
Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, Juventus i ka shitur të gjitha fanellat e Ronaldos në pikat e tij të shitjes dhe në internet, raporton Insporti.
Deri më tash sipas kësaj gazete janë shitur 55 mijë fanella të planifikuara.
Në bazë të llogaritjes së kryera nga ekspertët e marketingut, shifra e arkëtuar nga shitja e këtyre fanellave është 6.3 milionë euro, 10-12% e së cilës do të shkojë për llogari të Juventusit.
Portugezi në këtë verë u transferua në Torino nga Real Madridi për 112 milionë euro. /Insporti.com/