“Efekti Sarri”: 10 pasime dhe gol në 20 sekonda për Juventusin – pamje

Futboll 21 Korrik 2019 19:06

Do të jetë një Juventus ndryshe nga ai i Massimiliano Allegrit. Ky është premtimi që drejtuesit kishin bërë, ose më saktë, ajo që tifozët bardhezi presin, pas disa vitesh ku shpesh ndeshjet e “Zonjës” të vinin në gjumë.

‘Biankonerët’ jo rastësisht kanë zgjedhur një trajner që ka bërë diferencën si te Napoli, ashtu edhe te Chelsea, duke implementuar një lojë të rrjedhmshme, me pasime të sakta dhe sidomos kombinime në zona të ngushta.

Kështu, finalizimi i Cristiano Ronaldos te aksioni i golit është një identikit i atij që do
të jetë Juventusi i Sarrit. 10 pasime në harkun e 20 sekondave për bardhezinjtë.