Efesi mposht Crvena Zvezdan, Milano triumfon në Berlin

Ditën e djeshme është zhvilluar xhiro e katërt në ligën më të fortë të basketbollit në Evropë, asaj të Euroleague, ku janë zhvilluar katër përballje.
Në dy takimet e para, Khimki si vendas arriti fitore tejet të thellë ndaj Panathinaikosit 103-86.
Alexey Shved me 26 pikë e Janis Timma me 16 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e Khimkit mbrëmë.
Në anën tjetër, fitore ka arritur edhe Anadolu Efesi, që ka mposhtur Crvena Zvezdën 85-70.
Vasilije Micic me 26 pikë e Shane Larkin me 13 sosh, spikatën sonte në fitoren e Efesit.
Në dy ndeshjet e tjera, Olimpia Milano ka fituar në udhëtime tek Alba Berlini me rezultat të ngushtë por shumë të vlefshëm 78-81.
Më të disponuarit në fitoren e milanezëve në udhëtim tek Berlini, si zakonisht Sergio Rodriguez me 17 pikë e veterani Luis Scola me 14 sosh.
Ndërsa në Francë, Lyoni ka befasuar ekipin e fuqishëm të Baskonias, duke e mundur poashtu ngushtë dhe me vetëm 3 pikë dallim 66-63.
Tonye Jekiri me 16 pikë e Ismael Bako me 11 pikë, ishin më të dalluarit në fitoren e radhës të Lyonit në Euroligë sivjet.