“Egoist, gjeni pa ide”, mediat franceze kritikojnë ashpër paraqitjen e Neymar ndaj Cityt

Futboll 05 Maj 2021 14:52

PSG u eleminua nga Manchester City në gjysmënfinalen e Champions League. “Qytetarët” kishin triumfuar 1-2 në Paris, po ashtu fituan edhe takimin e kthimit në “Etihad” me rezultatin 2-0, pa e vënë më diskutim kualifikimin. Sulmuesi brazilian Neymar, provoi gjithçka, por ekipi i Guardiolës i dha një dush të ftohtë futbollistit të PSG, ashtu edhe mediat franceze.

Performanca e Neymar në ndeshjen e fundit në fakt ka bërë që shtypi francez të tregohet i pamëshirshëm ndaj lojtarit. “Një gjeni pa ide”, ishte titulli i Le Parisien, duke shpjeguar se O Ney  ishte humbur plotësisht në gjysmëfinalen e dytë. Edhe L’Equipe sigurisht nuk tregohet i dashur  me paraqitjen e brazilianit: “Ai nuk bëri asnjë ndryshim me ndeshjet e tij dhe ai kurrë nuk arriti të bënte një ndeshje të mirë përballë Ëalker. Një zhgënjim”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por të hedhësh kryqin mbi supet e Neymar është FranceFootball, e cila sigurisht nuk flet në favor të kandidaturës së brazilianit për Topin e Artë. “A ishte me të vërtetë e nevojshme të prekte topin gjashtë here? Neymar zbuloi anën e tij të errët kundër City-t, ai ishte i padurueshëm, ai donte të bënte gjithçka vetë. Madje i mërziti edhe shokët e tij duke i shërbyer rrallë.” Ishin titujt për futbollistin brazilian.

-->