“Ehuuuu, janë rregulluar me kohë ato punë”, gazetari dyshues ndaj pastërtisë së futbollit shqiptar

Futboll 03 Gusht 2020 11:14

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka reaguar menjëherë pas mbarimit të finales së Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës, me durrsakët që arritën të ngrenin lart trofeun pas 15 vitesh.

Hoxha shprehet se cdo gjë në futbollin shqiptar është e paracaktuar dhe aktori kryesor është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Postimi i plotë

Finalja e Kupes se Shqiperise

Tirana vs Teuta 0-2

Me mire se kaq nuk behej.

Me vjen keq per çdo tifoz te Tiranes, qe shpresonte se do te perserisnin vitin 1999, hera e fundit kur Tirana, fitoi kampionatin edhe kupen bashke.

Nuk kisha piken e dyshimit, qe Teuta fitonte sot.

Ehuuuu, jane rregulluar me kohe ato pune….

Don Duka, i ndau dhe nje here trofete, si pashai, asqereve te tij..

Tirana kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 11 vite pa u shpallur kampion.

U shpall kampion, per here te 25-te.

Ta gezoje.

Teuta kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 15 vite pa fituar trofe.

U shpall fituese e kupes, per here te 4-et.

Ta gezoje.

Laçi donte te luante ne kupat e Europes.

Do te luaje ne Europa League.

Ta gezoje.

Partizani?!!!

E kenaqen vitin e kaluar, e shpallen kampion pas 26 vitesh.

Nuk ka cfare kerkon me shume nga jeta!!!

Kukesi??!!

Ah Kukesi! Vitin tjeter do te kete stadium te ri ne qytetin e vet.

Ndersa presidenti-kryebashkiak i Kukesit, do te kete zgjedhje politike ne majin e 2021-shit, dhe sigurisht, i duhet nje premtim i mbajtur per fushaten elektorale te mazhorances.

Mbajeni mend qe tani.

Kukesi do te jete kampioni i ardhshem i Shqiperise.

Ta gezoje.

Une per vete po e deklaroj haptazi, per sezonin e ri, do te bej tifozllek per Armaten e Veriut, skuadren e Kukesit…

FSHF nuk ka asnje pervjetor dhe as nje qokë per te bere, ne sezonin e ardhshem.

Don Duka, do te vazhdoje te mbreteroje i qete dhe pa kokçarje politike, ne sulltanatin e vet…

Endrra jane, ben vaki dhe s’dalin

-->