Ejupi: Hoxha dhe Syla kanë këtë meritë në futbollin e Kosovës

Futboll 08 Mars 2022 22:36

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7, Kandidati për Kryetar të FFK’së Remzi Ejupi ka zbuluar se gazetari Valon Syla është i pari që e ka nxjerrë të drejtën e njohjes së kartonit të lojtarëve së bashku me ish-sekretarin e e Federates se Futbollit të Kosovës, Fatos Hoxha, shkruan Insporti.

“Valon Syla është i pari që ka nxjerrë të drejten e njohjes së kartonit të lojtarëve, e ka bërë së bashku me Fatos Hoxhën” – tha Ejupi.

Ndryshe, në të kaluarën, Syla ka punuar në klubin e futbollit Prishtina dhe ka kontribuuar në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

-->