Ejupi: Kam qenë kundër njerëzve të Fadil Vokrrit

Futboll 22 Shkurt 2022 21:03

Kandidati për Kryetar të FFK’së, Remzi Ejupi është i ftuar në “Prime Time” me Xhemajl Rexhën në Kanal 10, aty ku është duke u diskutuar kandidatura e tij për këtë post, shkruan Insporti.

Ejupi tha se të gjitha vështirësitë dhe shantazhet që janë bërë gjatë kësaj periudhe nga FFK, nuk do të ndodhin nëse do të ishte Fadil Vokrri gjallë.

 “Kam qenë kundër njerëzve që e kanë rrethuar Fadil Vokrrin, mënyrë që ishte ndërtuar. Ndoshta po të ishte gjallë nuk do t’i lejonte këto gjëra të ndodhnin”.

Ndër të tjerash Ejupi potencioi se djali i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri nuk do të duhej të largohej nga FFK.

“Pse të largohet një djalë i ri, Gramoz Vokrri nga Federata, ka mujt me pas një pozitë, por kanë dasht që vet t’i kontrollojnë të gjitha” – tha Ejupi në Kanal 10.

Zgjedhjet për të parin e FFK do të mbahen në muajin korrik. Këtë pozitë aktualisht e mban Agim Ademi, i cili e ka zëvendësuar Fadil Vokrrin pasi kishte ndërruar jetë më 9 qershor të vitit 2018.

/Insporti.com

-->