“Ku shkuan milionat?”/Ejupi: Mbi 45 milionë euro kanë hyrë në FFK nga FIFA

Futboll 08 Mars 2022 21:41

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7 po diskutohet për procesin zgjedhor për President të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka shkaktuar shumë polemika.

Kandidati për kryetar të FFK’së, Remzi Ejupi tha se në sport në Kosovë nuk ka demokraci, duke zbuluar se në treg të zi janë shitë biletat deri në 500 euro.

Ejupi poashtu tha se mbi 45 milionë euro kanë hyrë në FFK nga FIFA.

“Mendoj që është koha për ndryshime. Flitet që kanë hyrë 45 milionë prej FIFA-s në FFK prej vitit 2016, por nuk dihet se ku kanë shkuar ato para sepse nuk ka transparencë.

“Është bërë shprehi tashmë, që nga koha e ish kryetarit Sabri Hashani deri te Agimi. Vetëm një herë ka pasë kundërkandidat në kohën e Fadil Vokrrit, Z.Broja. Kjo nuk është demokraci në sport, është trashigimi dhe po vazhdon të ndodh. Mendoj se ka ardhë koha të ketë ndryshim, për arsye se nuk po ka rezultat. Prej vitit 2016 flitet që vetëm nga të hyrat e ndeshjeve kualifikuese dhe miqësore kanë hyrë vetëm 180 mijë euro. 99% stadium ka qenë i stërmbushur, dhe nëse i bjen që një kryetar të mirret me bileta ajo është e ultë. Është bë keqpordorim. Në treg të zi biletat janë shitë edhe kah 500 euro. Është dashtë vetëm nga biletat të jene 10 milion euro të jenë të hyra vetëm nga biletat” -tha Ejupi.

Ndryshe, përveç Remzi Ejupit, deri më tani zyrtarisht dihen edhe kandidatë për kryetar të FFK-së: Agim Ademi dhe Arianit Ahmeti.

/Insporti.com

-->